E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DHËNIEN E LICENCËS PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT, PARAUNIVERSITAR, GJIMNAZI “LINZ”, NË QYTETIN E TIRANËS

V E N D I M

PËR

DHËNIEN E LICENCËS PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT, PARAUNIVERSITAR, GJIMNAZI “LINZ”,   NË QYTETIN E TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 44, të ligjit nr.7952,  datë 21.6.1995, “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e licencës për hapjen e institucionit arsimor privat, parauniversitar, gjimnazi “Linz”, në qytetin e Tiranës, i cili do ta zhvillojë mësimin edhe në gjuhën angleze.

2. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të ndjekur zbatimin e dispozitave, ligjore e nënligjore, për arsimimin, edukimin dhe formimin e nxënësve në këtë institucion.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


12/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›