VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, “MASTER I NIVELIT TË PAR˔, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, “MASTER I NIVELIT TË PARË”, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, të programeve të studimit “Master i nivelit të parë”, në:
a) “Drejtim dhe administrim arsimi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Drejtim dhe administrim arsimi”;
b) “Qeverisja dhe politikat publike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Qeverisjen dhe politikat publike”;
c) “Këshillim psikologjik”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Këshillim psikologjik”;
ç) “Orientim profesional”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Orientim profesional”;
d) “Punë sociale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Punë sociale”;
dh) “Filozofi praktike dhe humane”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Filozofi praktike dhe humane”;
e) “Analizë e politikës sociale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë, “Master i nivelit të parë (MNP)”, në “Analizë e politikës sociale”;
2. Programet e studimeve “Master i nivelit të parë” realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit.
3. Këto programe studimi ta fillojnë veprimtarinë në vitin akademik 2009-2010.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Universitetit të Tiranës, pa efekte shtesë.
5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
12/08/2009