E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.335, DATË 2.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PËR

 

 

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.335, DATË 2.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8668,  datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave                                  

V E N D O S I:

Në vendimin nr.335, datë 2.9.1997, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa:

1.     Në pikën 3 shtohet emërtimi:

“- Avokat shteti, pranë Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit.”.

2.     Në pikën 4 shtohen emërtimet:

 “- Kyetar i zyrës vendore në Avokaturën e Shtetit.

-    Jurist, pranë zyrës së përfaqësimit në gjykatat e huaja ndërkombëtare dhe në arbitrazhin ndërkombëtar.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


12/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›