VENDIM PËR DHËNIEN NË PËRDORIM QENDRËS KOMBËTARE TË APLIKIMEVE PËR ENERGJINË TË DISA MJEDISEVE NË NDËRTESËN (GODINËN) E ISH-INIMA-s
PËR
DHËNIEN NË PËRDORIM QENDRËS KOMBËTARE TË APLIKIMEVE PËR ENERGJINË TË DISA MJEDISEVE NË NDËRTESËN (GODINËN) E ISH-INIMA-s
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien në përdorim Qendrës Kombëtare të Aplikimeve për Energjinë të disa mjediseve në katin e parë të ndërtesës së ish-INIMA-s, në administrim të Këshillit të Ministrave, sipas vendndodhjes, të përcaktuar në planimetrinë, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Kryeministria dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/08/2009