E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË MJEDISEVE TË SPITALIT USHTARAK, GJIROKASTËR, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIR

V E N D I M

PËR

 

NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË MJEDISEVE TË SPITALIT USHTARAK, GJIROKASTËR, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI AMDINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.      Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të Spitalit Ushtarak, Gjirokastër, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Shëndetësisë.

2.      Në listën e pronave, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të hiqet sipërfaqja, truall, prej 5 261.7 (pesë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e një presje shtatë) m2, e zënë nga Spitali Ushtarak, Gjirokastër, pjesë e pronës nr.593, “Shtabi i Brigadës”.

3.      Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


05/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›