E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.771, DATË 14.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË BURRE

V E N D I M


PËR


DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.771, DATË 14.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË BURREL, TË QARKUT TË DIBRËS »


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit  të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në listën, që i bashkëlidhet vendimit nr.771, datё 14.11.2007, tё Kёshillit tё Ministrave, të bëhen ndryshimet dhe shtesa, si më poshtë vijon:

a) Përmasat e pronave me nr.54 e nr.55 zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në formularin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Shtohen pronat me nr.55/1, nr.483 e nr.484, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.


2. Pronat me nr.483 e nr.484 t’i transferohen, në pronësi, bashkisë Burrel, sipas lidhjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia e Burrelit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›