E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.250, DATË 24.4.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, QË I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË RENDIT PUBLIK »

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.250, DATË 24.4.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, QË I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË RENDIT PUBLIK »

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit  të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në listën, që i bashkëlidhet vendimit nr.250, datё 24.4.2003, tё Kёshillit tё Ministrave, përmasat e pronës “Reparti i policisë, Brisku”, sot “RESI”, në inventarin e miratuar për Ministrinë e Rendit Publik, zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në formularin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›