E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES TEKNIKE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E MBROJTJES, DHE KOMANDËS SUPREME TË FORCAVE TË ALEANCËS NË EVROPË (SHAPE), PËRFAQËSUAR NGA KOMANDA E KOMPONENTIT AJO

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E MARRËVESHJES TEKNIKE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E MBROJTJES, DHE KOMANDËS SUPREME TË FORCAVE TË ALEANCËS NË EVROPË (SHAPE), PËRFAQËSUAR NGA KOMANDA E KOMPONENTIT AJOR TË IZMIRIT (CC-AIR IZMIR), PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË BASHKËRENDIMIT NË SHËRBIMET E TRAFIKUT AJROR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

Miratimin e marrëveshjes teknike, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Komandës Supreme të Forcave të Aleancës në Evropë (SHAPE), përfaqësuar nga Komanda e Komponentit Ajor të Izmirit (CC-Air Izmir), për përcaktimin e procedurave të bashkërendimit në shërbimet e trafikut ajror, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


12/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›