E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.825, DATË 6.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E INSTITUCIONEVE TË AUTORIZUARA PËR VERIFIKIMIN, NË MËNYRË ELEKTRONIKE, TË GJENDJES GJYQËSORE, SI DHE TË FORMULARIT TË VETËDEKLARIMIT”

V E N D I M

PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.825, DATË 6.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E INSTITUCIONEVE TË AURIZUARA PËR VERIFIKIMIN, NË MËNYRË ELEKTRONIKE, TË GJENDJES GJYQËSORE, SI DHE TË FORMULARIT TË VETËDEKLARIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 7, 8 e 11, të ligjit nr.9614, datë 21.9.2006, “Për certifikatat elektronike të gjendjes gjyqësore”, me propozimin e ministrit tё Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.825, datë 6.12.2006, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto shtesa:

1.       Në fund të pikës 1 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

“Institucionet e tjera, që kërkojnë të autorizohen për verifikim, në mënyrë elektronike, të gjendjes gjyqësore i paraqesin kërkesë ministrit të Drejtësisë.”.

2.       Pas pikës III shtohet pika III/1, me këtë përmbajtje:

“III/1. Institucionet e parashikuara në pikën 1 konfirmojnë gjendjen gjyqësore të personit të deklaruar në formularin e vetëdeklarimit nëpërmjet sistemit elektronik fingerprint dhe nuk mund të kërkojnë më paraqitjen e dëshmisë së penalitetit, të lëshuar nga zyra e gjendjes gjyqësore. Përjashtim nga ky rregull bën institucioni i prokurorisë.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›