VENDIM PËR SHPALLJEN E ZONËS EKONOMIKE NË SHËNGJIN, LEZHË
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E ZONËS EKONOMIKE NË SHËNGJIN, LEZHË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen e zonës ekonomike, me statusin “Park industrial”, të parcelës, me sipërfaqe 3.2 ha, në zonën kadastrale nr.14/29, në Shëngjin, Lezhë.
2. Shtrirja dhe kufizimet e kësaj parcele përcaktohen në hartën treguese, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Në këtë zonë ekonomike do të zhvillohen veprimtari:
a. prodhuese, industriale dhe agropërpunimi;
b. tregtare;
c. eksport-importi;
d. ndihmëse.
4. Periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet.
5. Sipërfaqja e tokës, jepet me koncesion.
6. Procedurat e përzgjedhjes së zhvilluesit të zonës përcaktohen në mbështetje të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”.
7. Albinvest të shërbejë si “One stop shop” për licencimin e përdoruesve, në rastet kur legjislacioni përkatës e kërkon një gjë të tillë.
8. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA