E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPALLJEN E ZONËS EKONOMIKE NË KOPLIK, SHKODËR

V E N D I M

PËR

SHPALLJEN E ZONËS EKONOMIKE NË KOPLIK, SHKODËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.       Shpalljen zonë ekonomike, me statusin “Park industrial”, të parcelave, me sipërfaqe 61 ha, pjesë e zonës kadastrale nr.2220 dhe 2221, në Koplik, Shkodër, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.       Shtrirja dhe kufizimet e kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3.       Në këtë zonë ekonomike do të zhvillohen veprimtari:

-          prodhuese, industriale dhe agropërpunimi;

-          tregtare;

-          eksport-importi;

-          ndihmëse.

4.       Periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet.

5.       Sipërfaqja e tokës jepet me koncesion.

6.       Procedurat e përzgjedhjes së zhvilluesit të zonës përcaktohen në mbështetje të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”.

7.       Albinvest të shërbejë si “One stop shop”, për licencimin e përdoruesve, në rastet kur legjislacioni përkatës e kërkon një gjë të tillë.

8.       Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›