E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI NGA MINISTRIA E MBROJTJES BASHKISË SARANDË TË SIPËRFAQES 10 000 (DHJETË MIJË) M2, PJESË E PRONËS NR.696, “BAZA NDIHMUESE”, SARANDË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT T

V E N D I M

PËR
 
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI NGA MINISTRIA E MBROJTJES BASHKISË SARANDË TË SIPËRFAQES 10 000 (DHJETË MIJË) M2, PJESË E PRONËS NR.696, “BAZA NDIHMUESE”, SARANDË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË
SË MBROJTJES”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 2, shkronja “c”, 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

8. Sipërfaqja 10 000 (dhjetë mijë) m2 , pjesë e pronës, me numër rendor 696, “Baza ndihmuese”, Sarandë, në përgjegjësi administrimi  të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, t’i kalojë në përgjegjësi administrisë bashkisë së Sarandës, për t’u përdorur për zgjerimin e varrezave publike të qytetit.

9. Sipërfaqja 10 000 (dhjetë mijë) m2 , pjesë e pronës me numër rendor 696, “Baza ndihmuese”, Sarandë, sipas genplanit përkatës, të hiqet nga lista e inventarit, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave.

10. Bashkisë së Sarandës i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në këtë vendim, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

11. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri  i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministri і Brendshëm, kryeregjistruesi і Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë, si dhe bashkia e Sarandës të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


29/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›