E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PËR DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË RRUGËVE, TË NJË SIPËRFAQEJE NGA TRUALLI FUNKSIONAL I PRONËS NR.231, “SHTËPIA E PUSHIMIT TË USHTAR

V E N D I M

PëR

KALIMIN Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISë Së PUNëVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PëR DREJTORINë E PëRGJITHSHME Të RRUGëVE, Të NJë SIPëRFAQEJE NGA TRUALLI FUNKSIONAL I PRONëS NR.231, “SHTëPIA E PUSHIMIT Të USHTARAKëVE”, Në PLEPA, DURRëS, DHE PëR NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.515, DATë 18.7.2003, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E LISTëS Së INVENTARIT Të PRONAVE Të PALUAJTSHME, SHTETëRORE, Të CILAT I KALOJNë Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI MINISTRISë Së MBROJTJES”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, shkronja “b” dhe 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, të sipërfaqes 1 341,32 (një mijë e treqind e dyzet e një presje tridhjetë e dy) m2, nga trualli funksional i pronës nr.231, “Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve”, në Plepa, Durrës, e cila ndodhet në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas genplanit që i bashkëlidhet këtij vendimi, për ta përdorur për nevoja urbanistike (rrugë publike).

2. Në listën e pronave që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të hiqet sipërfaqja 1 341,32 (një mijë e treqind e dyzet e një presje tridhjetë e dy) m2 nga trualli funksional i pronës nr.231, “Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve”, në Plepa, Durrës.

3. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit e Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ndalohen të ndryshojnë destinacionin e sipërfaqes së përcaktuar në këtë vendim, ta tjetërsojnë atë ose ta japin në përdorim të të tretëve.

4. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit e Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, para fillimit të punimeve, detyrohen të marrin përsipër ndërtimin e portave hyrëse, ndërtimin e murit rrethues dhe kullave të vrojtimit në kufijtë e rinj të pronës, si dhe spostimin e rrjeteve inxhinierike, që preken gjatë punimeve, duke rehabilituar infrastrukturën që preket gjatë punimeve për funksionimin e rrugës, sipas parametrave dhe kushteve teknike.

5. Pas këtyre veprimeve paraprake dhe marrjes në dorëzim të objekteve të rehabilituara, Ministria e Mbrojtjes detyrohet të bëjë dorëzimin, sipas legjislacionit në fuqi, për kalimin në pronësi, të kësaj sipërfaqeje, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Drejtorinë së Përgjithshme të Rrugëve.

6. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


26/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›