VENDIM PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E KALIMIT Të PRONëSISë Së DISA PARCELAVE NDëRTIMORE Në FAVOR Të POSEDUESVE Të OBJEKTEVE INFORMALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kalimit në pronësi të poseduesve të objekteve informale të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, përkatësisht:
a) në qarkun Tiranë, 2 197 (dy mijë e njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 045 311, 59 (një milion e dyzet e pesë mijë e treqind e njëmbëdhjetë presje pesëdhjetë e nëntë) m²;
b) në qarkun Durrës, 529 (pesëqind e njëzet e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 188 580, 59 (njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë presje pesëdhjetë e nëntë ) m²;
c) në qarkun Shkodër, 203 (dyqind e tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 40 384, 35 (dyzet mijë e treqind e tetëdhjetë e katër presje tridhjetë e pesë) m²;
ç) në qarkun Lezhë, 102 (njëqind e dy) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 27 778, 52 (njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e tetë presje pesëdhjetë e dy) m²;
d) në qarkun Berat, 59 (pesëdhjetë e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 19 066, 20 (nëntëmbëdhjetë mijë e gjashtëdhjetë e gjashtë presje njëzet) m²;
dh) në qarkun Fier, 13 (trembëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 449, 90 (katër mijë e katërqind e dyzet e nëntë presje nëntëdhjetë) m²;
e) në qarkun Korçë, 7 (shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 382, 14 (treqind e tetëdhjetë e dy presje katërmbëdhjetë) m²;
ë) në qarkun Dibër, 83 (tetëdhjetë e tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 7 911, 99 (shtatëmijë e nëntëqind e njëmbëdhjetë presje nëntëdhjetë e nëntë) m²;
f) në qarkun Elbasan, 367 (treqind e gjashtëdhjetë e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 87 570, 90 (tetëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë presje nëntëdhjetë) m²;
g) në qarkun Gjirokastër, 19 (nëntëmbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 798, 30 (tre mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tetë presje tridhjetë) m²;
gj) në qarkun Vlorë, 118 (njëqind e tetëmbëdhjetë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 48 565, 70 (dyzet e tetë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e pesë presje shtatëdhjetë) m²;
h) në qarkun Kukës, 92 (nëntëdhjetë e dy) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 13 843, 37 (trembëdhjetë mijë e tetëqind e dyzet e tre presje tridhjetë e shtatë) m²;
2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelave ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/05/2010