VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMEVE NË SHKOLLËN E LARTË PRIVATE “UNIVERSITETI POLIS”, TIRANË
PëR
HAPJEN E PROGRAMEVE Të REJA Të STUDIMEVE Në SHKOLLëN E LARTë PRIVATE “UNIVERSITETI POLIS”, TIRANë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Hapjen, në shkollën e lartë private “Universiteti Polis”, Tiranë, të programeve të studimeve të ciklit të parë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në:
a) “Art dhe dizajn”;
b) “Studime mjedisore”.
2. Këto programe studimesh të ciklit të parë realizohen me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 (tri) vite akademike. Në përfundim të programeve të studimeve lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në:
a) “Art dhe dizajn”;
b) “Studime mjedisore”;
3. Hapjen, në shkollën e lartë private “Universiteti Polis”, Tiranë, të programeve të studimeve të ciklit të dytë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në:
a) “Dizajn i aplikuar”;
b) “Arkitekturë”;
c) “Menaxhim mjedisor urban”.
4. Këto programe studimesh të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 (dy) vite akademike. Në përfundim të programeve të studimeve lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë” (DND), në:
a) “Dizajn i aplikuar”;
b) “Arkitekturë”;
c) “Menaxhim mjedisor urban”.
5. Hapjen, në shkollën e lartë private “Universiteti Polis”, Tiranë, të programeve të studimeve të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë” (MND), në formën e studimeve me kohë të plotë, në:
a) “Dizajn arkitektonik dhe parametrik”;
b) “Strehim dhe zhvillim toke”;
c) “Dizajn estetik strukturor”;
ç) “Dizajn urban dhe pejzazhi”;
d) “Zhvillim social urban dhe burime njerëzore”;
dh) “Planifikim hapësinor dhe aplikime GIS”.
6. Këto programe studimesh të ciklit të tretë realizohen me 90 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 (dy) vite akademike. Në përfundim të programeve të studimit lëshohet diploma “Master i nivelit të dytë” (MND), në:
a) “Dizajn arkitektonik dhe parametrik”;
b) “Strehim dhe zhvillim toke”;
c) “Dizajn estetik strukturor”;
ç) “Dizajn urban dhe pejzazhi”;
d) “Zhvillim social urban dhe burime njerëzore”;
dh) “Planifikim hapësinor dhe aplikime GIS”.
7. Shkolla e lartë private “Universiteti Polis”, Tiranë, të fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimeve, të përcaktuara në pikat 1, 3 e 5, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se tre javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
8. Ky institucion duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit të këtyre programeve të studimeve, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
9. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/05/2010