VENDIM PËR LICENCIMIN E INSTITUCIONIT PRIVAT TË ARSIMIT TË LARTË, “SHKOLLA E LARTË AMERIKANE E TIRANËS”
V E N D I M
PËR
LICENCIMIN E INSTITUCIONIT PRIVAT TË ARSIMIT TË LARTË, “SHKOLLA E LARTË AMERIKANE E TIRANËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Licencimin e institucionit privat të arsimit të lartë, “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”, e cila do ta ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Tiranës.
2. Institucioni privat і arsimit të lartë, “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës” do të organizohet në tri fakultete:
a) Fakulteti Mjekësor, me programet e studimit, në formën e studimeve me kohë të plotë:
i. Stomatologji (5 vite akademike);
ii. Infermieri (3 vite akademike);
iii. Teknik laboratori (3 vite akademike);
iv. Fizioterapi (3 vite akademike);
v. Teknik farmacist (3 vite akademike);
vi. Teknik imazherie (3 vite akademike).
b) Fakulteti і Drejtësisë, me programet e studimit, në formën e studimeve me kohë të plotë:
i. Drejtësi (3 vite akademike);
ii. Jurist/specialist ndërmarrjeje (3 vite akademike).
c) Fakulteti і Ekonomisë, me programet e studimit, në formën e studimeve me kohë të plotë:
i. Administrim biznesi (3 vite akademike);
ii. Financë-bankë (3 vite akademike).
3. Institucioni privat і arsimit të lartë “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”, në Fakultetin Mjekësor do të ofrojë një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, і cili do të zgjasë 5 vite, dhe në mbarim të tij do të lëshojë diplomë të integruar, të nivelit të dytë (DIND), në fushën e arsimimit të kryer, ndërsa programet e tjera të këtij fakulteti dhe të fakulteteve të tjera do të jenë programe studimi të ciklit të parë të cilat do të zgjasin 3 vite, dhe në mbarim të tyre do të lëshohet diplomë të nivelit të parë (DNP), në fushën e arsimimit të kryer.
4. Ngarkohet institucioni privat і arsimit të lartë, “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, pas vitit të parë, nga një personel akademik і huaj, me kualifikimin e nevojshëm.
5. Institucioni privat і arsimit të lartë, “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”, do ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri і Arsimit dhe Shkencës.
Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni mësimor ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij, për këtë qëllim.
6. Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
7. Institucioni privat і arsimit të lartë, “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”, duhet t’і nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
8. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA