E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E DËMSHPËRBLIMIT FINANCIAR PËR ISH - TË DËNUARIT POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST

VENDIM

PëR

MIRATIMIN E DëMSHPëRBLIMIT FINANCIAR PëR ISH - Të DëNUARIT POLITIKë Të REGJIMIT KOMUNIST


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 10, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish - të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish - të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve, me dënim kapital, sipas listës të përfshirë në anekset “A”, “B” dhe “C”, bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve, me dënim kapital, të bëhet me këste, sipas kritereve e kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish - të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.

3. Shuma e llogaritur transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë, të përzgjedhura, sipas nenit 33, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar.

4. Ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


20/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›