E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALEVE “FLETI 1” DHE “FLETI 2”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE QË I JEPET SHOQËRISË

V E N D I M


PëR


PëRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PëR DHëNIEN ME KONCESION Të HIDROCENTRALEVE “FLETI 1” DHE “FLETI 2”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT Në PROCEDURëN PëRZGJEDHëSE KONKURRUESE Që I JEPET SHOQëRISë


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentraleve “Fleti 1” dhe “Fleti 2” , është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2. Miratimin e bonusit prej 4 % të pikëve , për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “ADNAIN”, sh.p.k.

3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “Fleti 1” dhe “Fleti 2”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtyre hidrocentraleve.

4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


26/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›