E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT TË FORMËS “BOT”, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “REMI”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT “EGNATIA”

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT TË FORMËS “BOT”, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “REMI”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT “EGNATIA”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe  të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :

1. Miratimin e kontratës së koncesionit të formës “BOT”, (Ndërtim-Shfrytëzim-Transferim) ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “REMI”, shpk, për ndërtimin e hidrocentralit “EGNATIA”, sipas tekstit  dhe aneksit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Këshilli i Basenit Ujëmbledhës, Shkumbin, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›