V E N D I M PËR TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË SË PËRRENJASIT TË KINOKLUBIT TË KËTIJ QYTETI
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË SË PËRRENJASIT TË KINOKLUBIT TË KËTIJ QYTETI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, shkronja “d”, 8 e 18, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin në pronësi të bashkisë së Përrenjasit të objektit “Kinoklubi i qytetit”, me sipërfaqe të përgjithshme 493 m2, në zonën kadastrale 2924,
2. me numër pasurie 2/47, për zhvillimin e veprimtarive social-kulturore.
3. Bashkisë së Përrenjasit i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
4. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe kryetari i bashkisë Përrenjas për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA