E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “MAK OLIMPIK”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT “STRAVAJ”

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “MAK OLIMPIK”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT “STRAVAJ”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve  21, pika  4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe shoqërisë “Mak Olimpik”, shpk, për ndërtimin e hidrocentralit “Stravaj”, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohet  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›