VENDIM PËR MIRATIMIN E FONDIT LIMIT TË SHPENZIMEVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË RADIOS DHE TELEVIZIONIT, PËR VITIN 2009
PËR
MIRATIMIN E FONDIT LIMIT TË SHPENZIMEVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË RADIOS DHE TELEVIZIONIT, PËR VITIN 2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998, “Për radion dhe televizionin, publik e privat, në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e fondit limit të shpenzimeve të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, për vitin 2009, në shumën 75 500 000 (shtatëdhjetë e pesë milionë e pesëqind mijë) lekë, zëri “Shpenzime korrente”, dhe 55 000 0000 (pesëdhjetë e pesë milionë) lekë, zëri “Investime” .
2. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/02/2009