E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR DHËNIEN E NJË FONDI FINANCIAR KOMUNËS HAJMEL, TË QARKUT TË SHKODRËS, PËR TË NDIHMUAR FAMILJET E DËMTUARA, PËR SHKAK TË PËRMBYTJES NGA LUMI GJADËR

V E N D I M

 

PËR

DHËNIEN E NJË FONDI FINANCIAR KOMUNËS HAJMEL, TË QARKUT TË SHKODRËS, PËR TË NDIHMUAR FAMILJET E DËMTUARA, PËR SHKAK TË PËRMBYTJES NGA LUMI GJADËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe të neneve 31 e 32/a, të ligjit nr.8756, datë 26.2.2001 “Për emergjencat civile”, e të ligjit 10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Komunës Hajmel, të qarkut të Shkodrës, në buxhetin e vitit 2009, t’i shtohet fondi 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për të ndihmuar familjet e dëmtuara, për shkak të përmbytjes nga lumi Gjadër.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3.     Fondi i dhënë sipas pikës 1, të këtij vendimi, të përdoret nga familjet, për të riparuar dëmtimet e shkaktuara nga përmbytja.

4.     Ngarkohen

5.      ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut të Shkodrës dhe komuna Hajmel për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PRONËSI KËSHILLIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5, 6, 7, 8 e 17,  të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në pronësi këshillit të qarkut të Gjirokastrës, sipas formularit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista përbëhet nga 2 (dy) fletë.

2.      Kalimin në pronësi të këshillit të qarkut të Gjirokastrës vetëm të ndërtesave dhe të mjediseve, ku ky institucion ushtron veprimtarinë administrative.

3.     Këshillit të qarkut të Gjirokastrës nuk i lejohet të tjetërsojë ose ndërrojë destinacionin e pronave, të përcaktuara në këtë vendim, apo t’ua japë në përdorim të tretëve.

4.      Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe kryetari i këshillit të qarkut të Gjirokastrës, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


19/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›