E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”

Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, sipas të cilave, autorizohet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të marrë në shqyrtim të gjitha ankesat e paraqitura para datës 30 qershor. 

Duke sqaruar ndryshimin që i bëhet ligjit, Kryeministri Berisha tha se “nuk do të ketë më zgjatje afati për paraqitjen e kërkesave pranë Agjencive të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por ligjvënësi duhet të autorizojë Agjencinë që të shqyrtojë të gjitha ankesat e paraqitura para datës 30 qershor, të cilat janë 8 mijë dhe nuk u shqyrtuan dot në afat. Ne duhet të autorizojmë me ligj Agjencinë që ankesat e ardhura para datës 30 qershor dhe që kanë mbetur pa u shqyrtuar të marrin përgjigje në mënyrë që Agjencia të shkojë drejt shuarjes së saj natyrale, përmbushjes së detyrimit dhe ndërprerjes së aktivitetit të saj." 


28/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›