E Shtunë, 31 Tetor 2026

vendimet e mëposhtme: V E N D I M PËR

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjet dhe vendimet e mëposhtme:

 

V E N D I M

  PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONEVE TË KLASIFIKUARA”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacioneve të klasifikuara”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONEVE TË KLASIFIKUARA

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1,  83, pika 1, dhe  121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

 

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacioneve të klasifikuara.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

 

JOZEFINA TOPALLI

* **

V E N D I M

 

PËR

SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT DHE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT, SI AUTORITET KONTRAKTOR

 

V E N D O S I :

1.     Lejimin e Shërbimit Informativ të Shtetit të përfundojë, deri në datë  20 dhjetor 2008, procedurat e prokurimit për mallra, shërbime dhe ndërtime, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, të vitit 2008, sipas aneksit nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Brenda këtij afati të përfshihen edhe lidhja e kontratave përkatëse dhe publikimi i njoftimit të kontratës së nënshkruar në Buletinin e Njoftimeve Publike.

2.     Ngarkohen Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

 

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN DAJT, TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të  ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Dajt, të qarkut të Tiranës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 164 (njëqind e gjashtëdhjetë e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 761 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e një).

2.     Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 SALI  BERISHA

 

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN BËRXULL,  TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Bërxull, të qarkut të Tiranës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 20 (njëzet) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 96 (nëntëdhjetë e gjashtë).

2.     Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN ZALL-BASTAR,  TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Zall-Bastar, të qarkut të Tiranës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 103 (njëqind e tre) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 721 (shtatëqind e njëzet e një).

2.     Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN LUMAS,  TË QARKUT TË BERATIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të  ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Lumas, të qarkut të Beratit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 152 (njëqind e pesëdhjetë e dy) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 1 133 (një mijë e njëqind e tridhjetë e tre).

2.     Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

 

PËR

 

 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN LIVADHJA, TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Livadhja, të qarkut të Vlorës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 44 (dyzet e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 253 (dyqind e pesëdhjetë e tre).

2.     Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

***

 

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS DRENOVË, TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.  Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Drenovë, të qarkut të Korçës, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Drenovë, të qarkut të Korçës, miratuar me vendimin nr.452, datë 9.6.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Drenovë, të qarkut të Korçës”.

 

2.  Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Drenovë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R І

 

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

 

PËR

 

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DY AUTOMJETEVE DHE TË DISA TRUPAVE  USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 15 nëntor 2008,  të 1 (një) automjeti dhe 3 (tri) trupave ushtarake italiane.

2.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 25 nëntor 2008, të    1 (një)  automjeti dhe 2 (dy) trupave ushtarake italiane.

3.     Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të automjetit dhe të trupave, që do të kalojnë në datën 15 nëntor 2008, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit.

4.     Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të automjetit dhe të trupave, që do të kalojnë në datën 25 nëntor 2008, është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit  Qafë-thanë.

5.     Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar me ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

6.     Automjetet dhe trupat ushtarake italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

7.     Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

 

***

V E N D I M

 

 

PËR

 

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DY AUTOKOLONAVE  USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 12 nëntor 2008, të një autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 3 (tri) automjete dhe 6 (gjashtë) trupa.

2.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 13 nëntor 2008, të një autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 13 (trembëdhjetë) automjete dhe  27 (njëzet e shtatë) trupa.

3.     Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonën, e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit.

4.     Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonën, që përmendet  në pikën 2, të këtij vendimi është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë.

5.     Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar me ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

6.     Autokolonat ushtarake italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

7.     Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

 

***

V E N D I M

 

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.598, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MBYLLJEN E VEPRIMTARISË EKONOMIKO-FINANCIARE TË NDËRMARRJES SHTETËRORE “SHTYPSHKRONJA E BANKËS SË SHQIPËRISË”” TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 31, të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992, “Për ndërmarrjet shtetërore”, të ndryshuar, dhe të nenit 128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1. Pika 8, e vendimit nr.598, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“8. Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, sha, me kapital shtetëror, t’i transferohen teknologjia dhe të gjitha makineritë e përdorura për shtypjen e pullave fiskale. Procedura e transferimit të realizohet nga komisioni i ngritur me urdhër të ministrit të Financave.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

***

V E N D I M

 

PËR

 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.781, DATË 14.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KARAKTERISTIKAT TEKNIKE E FUNKSIONALE TË PAJISJEVE FISKALE, SISTEMIT TË INTEGRUAR TË KOMPJUTERIZUAR PËR TRANSFERIMET PERIODIKE, AUTOMATIKE, TË DEKLARIMEVE FINANCIARE, SISTEMIT TË KOMUNIKIMIT, PËR PROCEDURËN E DOKUMENTACIONIT PËR MIRATIMIN E TYRE, DHE PËR KRITERET PËR PAJISJEN, ME AUTORIZIM, TË SHOQËRIVE, TË AUTORIZUARA PËR OFRIMIN  E PAJISJEVE FISKALE”

Në mbështetje të pikës 3, të nenit 102 të Kushtetutës, dhe të nenit 7, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

Në vendimin nr.781, datë 14.11.2007, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

1.     Nënpika 2.3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2.3.  Sistemi i komunikimit, ndërmjet tatimpaguesit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet një rrjeti të sigurt transmetimi të dhënash të enkriptuara.

Sistemi i komunikimit, ndërmjet shoqërive të regjistruara në degën e tatimpaguesve të mëdhenj dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duhet të realizohet nëpërmjet një rrjeti të sigurt transmetimi të dhënash të enkriptuara. Shoqëritë e regjistruara në degën e tatimpaguesve të mëdhenj, të cilat përdorin pajisje, sipas kërkesave të këtij vendimi, duhet të sigurojnë transmetimin e të dhënave të xhiros së pajisjes fiskale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në formë elektronike, në mënyrë të detyrueshme, nëpërmjet sistemit GPRS ose me ndonjë formë tjetër transmetimi, duke e marrë këtë shërbim nga shoqëritë në treg, që ofrojnë një shërbim të tillë, brenda datës 30 prill 2009. Transmetimi i të dhënave mujore të xhiros në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve bëhet brenda datës 10, të muajit pasardhës. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve hyn në marrëveshje kontraktuale bashkëpunimi me operatorët e telefonisë celulare, për sigurimin e shërbimit sipas kësaj skeme.”.

2.     Pika 38 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“38.  Personat, juridikë dhe fizikë, që do të mbajnë të dhënat e xhiros, nëpërmjet regjistruesit elektronik, janë të detyruar të mbajnë regjistrimet, në përputhje me kërkesat e këtij vendimi, sipas kalendarit të mëposhtëm:

a)     Brenda periudhës nëntor 2008- maj 2009, personat e regjistruar për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin, të cilët administrohen nga drejtoria rajonale tatimore e tatimpaguesve të mëdhenj dhe drejtoria rajonale e Tiranës.

b)     Brenda periudhës janar-dhjetor 2009, personat e regjistruar për TVSH-në dhe tatimpagues të tatimit mbi fitimin, të cilët administrohen nga drejtoritë e tjera rajonale tatimore.

c)      Brenda periudhës qershor 2010, personat e regjistruar në biznesin e vogël, të cilët ushtrojnë veprimtari në bashkitë e Tiranës, të Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Lushnjës, Beratit, Sarandës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Shkodrës e Lezhës. Po brenda këtij afati janë të detyruar të mbajnë regjistrime, nëpërmjet regjistruesve elektronikë fiskal&eu

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›