VENDIM PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR, 2007, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PROGRAMI I FURNIZIMIT ME UJË I ZONAVE
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E MARRëVESHJES, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS FEDERALE Të GJERMANISë, PëR BASHKëPUNIM FINANCIAR, 2007, PëR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PROGRAMI I FURNIZIMIT ME UJë I ZONAVE RURALE-FAZA 2”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar, 2007, për financimin e projektit “Programi i furnizimit me ujë i zonave rurale-faza 2”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
23/07/2010