VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.26, DATË 13.1.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE, PËR VITIN 2010, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PëR
NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.26, DATë 13.1.2010, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E NUMRIT Të PUNONJëSVE, PëR VITIN 2010, Në MINISTRITë DHE INSTITUCIONET QENDRORE”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 1, e vendimit nr.26, datë 13.1.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Numri i punonjësve buxhetorë, për vitin 2010, për ministritë dhe institucionet qendrore, është 89 090 veta, sipas lidhjes nr.1 që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
2. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
23/07/2010