E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E BORDIT TË MBIKËQYRJES PUBLIKE TË EKSPERTËVE KONTABËL, TË REGJISTRUAR

V E N D I M

 

 

PËR

 

 

ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E BORDIT TË MBIKËQYRJES PUBLIKE TË EKSPERTËVE KONTABËL, TË REGJISTRUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 6, e 60,     pika 1, të ligjit nr.10091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ngritjen e bordit të mbikëqyrjes publike (në vijim thjesht “bordi”), si strukturë përgjegjëse për mbikëqyrjen e profesionit të ekspertëve kontabël, të regjistruar, të shoqërive audituese dhe kontabilistit të miratuar, sipas qëllimit dhe mënyrave, të parashikuara në ligjin nr.10091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”.

I. STRUKTURA DHE PËRBËRJA

1. Bordi, është organ kolegjial, i përbërë nga shtatë anëtarë, të emëruar nga ministri i Financave, për një mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se dy herë radhazi.

2. Bordi përbëhet nga:

a)     Kryetari dhe tre anëtarë, të cilët duhet të jenë persona, që nuk e ushtrojnë profesionin, sipas kuptimit të nenit 2, të ligjit nr.10091, datë 5.3.2009;

b)     Tre anëtarë të tjerë, të cilët duhet të jenë persona, që mund ta ushtrojnë profesionin në praktikë, me një përvojë jo më pak se 5 vjet në auditimin ligjor të pasqyrave financiare, të shoqërive tregtare.

II. KRITERET E PËRZGJEDHJES

Anëtarët e bordit, përveç kritereve të parashikuara në ligjin nr.10091, datë 5.3.2009, duhet të përmbushin edhe kriteret e mëposhtme:

a)     Anëtarët e bordit, persona, që nuk e ushtrojnë profesionin në praktikë, duhet:

i)      të kenë figurë të pastër morale;

ii)     të zotërojnë njohuri të mjaftueshme dhe të kenë përvojë, së paku, 5 vite, për çështjet e auditimit ligjor dhe të kontabilitetit;

iii)    të mos kenë qenë anëtarë të organizatës profesionale të ekspertëve kontabël, të autorizuar, së paku, prej një periudhe prej tri vitesh para emërimit në pozicionin e anëtarit të bordit;

iv)    të mos kenë patur të drejtë vote në një shoqëri auditimi, së paku, për një periudhë prej tri vitesh përpara emërimit në pozicionin e anëtarit të bordit;

v)     të mos kenë qenë anëtarë të organeve të qeverisjes dhe/ose të drejtimit të një shoqërie auditimi, së paku, prej një periudhe prej tri vitesh, para emërimit në pozicionin e anëtarit të bordit;

vi)    të mos kenë lidhje të afërta, deri në shkallë të dytë, me personat në organet e zgjedhura të organizatës profesionale të ekspertëve kontabël, të autorizuar.

b)     Anëtarët e bordit, persona, që e ushtrojnë profesionin në praktikë, duhet të:

i)      kenë përvojë jo më pak se 5 vjet në auditimin ligjor të pasqyrave financiare, të shoqërive tregtare;

ii)     shquhen për aftësi e përgjegjësi profesionale:

-    të mos kenë qenë të ndëshkuar më parë me masa disiplinore, të natyrës së pezullimit të përkohshëm të ushtrimit të profesionit apo të pezullimit të kryerjes së disa llojeve të shërbimeve profesionale.

-    të mos jenë anëtarë në organet e zgjedhura të organizatës profesionale të ekspertëve kontabël, të autorizuar.

III. ORGANET PROPOZUESE, PROCEDURAT E PËRZGJEDHJES DHE TË SHKARKIMIT TË ANËTARËVE

Çdo institucion publik gëzon të drejtën e propozimit, sipas kërkesës së kandidatëve, që janë nëpunës/punonjës të institucionit propozues, për emërimin, nga ministri i Financave, të katër anëtarëve të bordit, të cilët nuk e ushtrojnë profesionin në praktikë. Çdo organizatë profesionale, që ka objekt të veprimtarisë auditimin ligjor, gëzon të drejtën e propozimit të kandidatëve, për tre anëtarë të bordit, të cilët e ushtrojnë profesionin në praktikë. Kërkesa për propozim shoqërohet me dokumentacionin, që vërteton përmbushjen e kritereve, të parashikuara në ligj dhe në këtë vendim. Procedurat e përzgjedhjes bazohen në konkurrimin, në bazë të dokumentacionit. Ministri i Financave publikon 1 javë rresht, në faqen zyrtare të internetit të institucionit dhe në dy gazeta me tirazh më të lartë, njoftimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit, kriteret, që duhet të përmbushen nga secili kandidat, vendin, si dhe afatin e dorëzimit të dokumentacionit, të kërkuar sipas këtij vendimi. Afati i dorëzimit të dokumentacionit bëhet brenda 5 (pesë) ditëve nga përfundimi i afatit të fundit të shpalljes së njoftimit. Ministri i Financave, brenda 30 ditëve nga afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit, miraton kandidaturat, të cilat plotësojnë kriteret e parashikuara në këtë vendim. Lista e kandidatëve të emëruar publikohet menjëherë, tri ditë rresht në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Financave dhe në dy gazeta, me tirazh më të madh shitjeje. Anëtarët, në mbledhjen e parë, përzgjedhin, ndërmjet anëtarëve, që nuk e ushtrojnë profesionin, kryetarin e bordit dhe ia përcjellin, për miratim, ministrit të Financave, i cili, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes së propozimit, miraton kryetarin e bordit. Anëtarësia në bord përfundon kur anëtari:   

a) mbaron mandatin, sipas afatit të parashikuar në ligj dhe këtë vendim;

b) shkarkohet;

c) vdes;

ç) jep dorëheqjen.

Kryetari i bordit, 30 ditë përpara përfundimit të mandatit, për rastet e parashikuara në shkronjat “a”, “b” e “ç”, dhe 5 ditë pas përfundimit të mandatit, sipas shkronjës “c”, njofton, me shkrim, ministrin e Financave, për përfundimin e mandatit të anëtarit/anëtarëve.

Procedura e zgjedhjes së anëtarëve të rinj realizohet sipas dispozitave dhe afateve të  parashikuara në këtë kre.

Përjashtimisht për mandatin e parë, dy anëtarë, që nuk e ushtrojnë profesionin, ose një anëtar, që e ushtron profesionin, emërohen për një mandat 3-vjeçar.

Përzgjedhja e anëtarëve i nënshtrohet hedhjes me short. Për përzgjedhen e anëtarëve, të parashikuar në këtë pikë, ndiqet procedura e emërimit, e parashikuar në këtë kre.

 13. Ministri i Financave ka të drejtë të shkarkojë një anëtar të bordit, kur:

a)  ai nuk plotëson kriteret e parashikuara në këtë kre;

b) nuk merr pjesë, pa arsye, në mbledhjet e bordit për më shumë se katër herë radhazi;

  c) veprimet apo mosveprimet e tij kanë dëmtuar rëndë veprimtarinë dhe emrin e bordit;

ç) nuk përmbush funksionet e parashikuara nga ligji dhe ky vendim.

14. Ministri, në rastet kur shkarkohet, dorëhiqet apo vdes një anëtar bordi, duhet të caktojë zëvendësuesin e tij  brenda një afati prej 30 ditësh, duke filluar nga data e njoftimit të shkarkimit, dorëheqjes apo vdekjes, në përputhje me procedurat e përzgjedhjes, të parashikuara në këtë kre.

15. Propozimi për zëvendësuesin bëhet sipas procedurave të parashikuara në këtë kre.

IV. RREGULLAT E FUNKSIONIMIT TË BORDIT

Bordi e zhvillon veprimtarinë në bazë të një programi vjetor pune, i cili i paraqitet për miratim ministrit të Financave, së bashku me raportin për veprimtarinë njëvjeçare, brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës dhe, pas miratimit, publikohet në faqen e internetit të organizatës profesionale të ekspertëve kontabël, të autorizuar. Mbledhjet e bordit zhvillohen në vendin e përcaktuar në shkresën e thirrjes. Bordi, si rregull, zhvillon një mbledhje në muaj, por mund të mblidhet sa herë që ka çështje të rëndësishme, që duhet të shqyrtohen. Organizata profesionale e ekspertëve kontabël, të autorizuar, vë në dispozicion të bordit një mjedis pune të përhershëm, ku anëtarët e  tij  mund të vijnë e të këshillohen me dokumentacionin  përkatës. Për të garantuar komunikimin në kohë me bordin, drejtori ekzekutiv i organizatës profesionale të ekspertëve të regjistruar cakton një nga punonjësit e kësaj organizate me detyrën e sekretarit të bordit. Sekretari i bordit është i pranishëm në veprimtaritë e  bordit dhe e asiston veprimtarinë në aspektin procedural, kryesisht, të mbledhjeve. Thirrja e mbledhjes bëhet nga kryetari i bordit, i cili vendos datën, rendin e ditës dhe orën. Kryetari është i detyruar të thërrasë mbledhjen e bordit kur kjo kërkohet, me shkrim, nga, të pakën, 1/3 e anëtarëve, duke përcaktuar çështjet për të cilat thirret kjo mbledhje.

Lajmërimet për thirrjen e mbledhjes, në këtë rast, bëhet brenda  15 ditëve pas paraqitjes së kërkesës nga 1/3 e anëtarëve dhe, të paktën,   48 orë para orës së caktuar për mbledhje.

Lajmërimi për thirrjen e mbledhjes duhet të tregojë qartë dhe me hollësi çështjet, që do të diskutohen, dhe dokumentacionin përkatës. Mbledhja e bordit është e vlefshme kur në të  marrin pjesë jo më pak se gjysma e anëtarëve, pra jo më pak se 4 anëtarë, ku, të paktën, njëri prej tyre është ekspert kontabël, i regjistruar, që e ushtron profesionin. Kur në hapjen e mbledhjes nuk janë të pranishëm shumica e anëtarëve, kryetari vendos thirrjen e saj në një ditë tjetër, të paktën, 24 orë pas së parës. Në çdo rast, kryetari voton i fundit, dhe, kur ka barazi votash, vota e tij është përcaktuese. Vendimet nënshkruhen nga të gjithë anëtarët. Ato duhet të jenë të argumentuara dhe, në çdo rast, vendimet kundër duhet të shpjegohen. Mbledhjet e bordit dokumentohen me procesverbal, i cili mbahet nga sekretari i bordit dhe nënshkruhet nga kryetari dhe sekretari i bordit, pas miratimit të të gjithë anëtarëve. Bordi mund të përcaktojë rregulla të  hollësishme për procedurat specifike të punës, për raste e  çështje të caktuara. 13.   Bordi raporton te ministri i Financave një herë në vit, brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës, përmes një raporti me shkrim, ku jepen, me hollësi, problemet e profesionit të ekspertit kontabël, të regjistruar, zgjidhjet e dhëna dhe vendimet e marra. Anëtarët e bordit kanë të drejtën e një shpërblimi mujor, që llogaritet, respektivisht, në masën 30 për qind, për kryetarin, dhe 20 për qind, për anëtarët e bordit, të pagës bruto të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Shpërblimi i anëtarëve të bordit, që përballohet nga buxheti i shtetit, bëhet nga Ministria e Financave, pas dorëzimit në këtë institucion të procesverbalit të çdo mbledhjeje të bordit. Organizata profesionale e  ekspertëve kontabël, të autorizuar, nëse ka, mban regjistrime të veçanta kontabël për arkëtimet dhe pagesat e kryera, për realizimin e veprimtarisë së bordit. Gjithashtu, ajo i paraqet bordit raport për gjendjen financiare dhe për përdorimin e burimeve një herë në gjashtë muaj.

V. PROCEDURAT E SHQYRTIMIT TË ANKESAVE NGA BORDI

Bordi është autoriteti, që vendos për heqjen apo pezullimin e së drejtës për ushtrimin e veprimtarisë për shoqëritë audituese dhe ekspertët kontabël, të regjistruar, sipas rasteve të parashikuara në ligj.

2.     Ekspertët kontabël, të regjistruar, kanë të drejtën e ankimimit të vendimit të marrë nga bordi. Brenda 1 muaji nga data e njoftimit të vendimit, subjekti i drejtohet, me një kërkesë, me shkrim, bordit për rishqyrtimin e vendimit të marrë. Bordi duhet të shprehet detyrimisht brenda 1 muaji nga data e depozitimit të kërkesës.

3.     Ekspertët kontabël, të regjistruar, kanë të drejtën e ndjekjes, në rrugë gjyqësore, në gjykatën e juridiksionit përkatës, të vendimeve të marra nga bordi, sipas rregullave të parashikuara në nenin 328, të Kodit të Procedurës Civile.  

Bordi merr në shqyrtim ankesat, për shkelje të pavarësisë së ekspertit kontabël ose të shoqërisë audituese, të angazhuar në auditimin ligjor të pasqyrave financiare, të listuara në bursë, të bankave ose shoqërive të sigurimeve, që kanë lidhje me rastin kur eksperti ofron edhe shërbime të tjera, që nuk janë pjesë e auditimit ligjor. Procedurat dhe afatet e shqyrtimit të ankesave bëhen, sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurave Administrative. Bordi, shqyrton relacionet e paraqitura nga organizata profesionale e ekspertëve kontabël, të regjistruar, për ankesat e ekspertëve kontabël, të autorizuar, dhe të shoqërive të auditimit, për rastet e shkarkimit të tyre nga shoqëria tregtare, përpara përfundimit të angazhimit të auditimit ligjor. Bordi ka të drejtë të vendosë masa disiplinore ndaj ekspertëve kontabël, të regjistruar, ose shoqërive të auditimit, në varësi të shkeljes së bërë prej tyre, sipas dispozitave të parashikuara në ligjin nr.10091,           datë 5.3.2009. Procedurat dhe afatet e ankimit në shkallë administrative, për marrjen e masave disiplinore nga palët e interesuara, janë sipas dispozitave të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative. Në çdo rast, shqyrtimi gjyqësor bëhet sipas procedurave dhe afateve të parashikuara në Kodin e Procedurave Civile, për shqyrtimin e akteve administrative. Ngarkohet ministri i Financave, që, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, të përzgjedhë dhe miratojë anëtarët e bordit, sipas propozimeve të bëra nga autoritetet e parashikuara në këtë vendim. Ngarkohet bordi i mbikëqyrjes publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


12/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›