VENDIM PËR MIRATIMIN E PROTOKOLLIT SHTESË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË, PËR NDRYSHIMET NË MARRËVESHJEN “PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INVESTIMEVE”
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E PROTOKOLLIT SHTESë, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE QEVERISë Së REPUBLIKëS Së KROACISë, PëR NDRYSHIMET Në MARRëVESHJEN “PëR NXITJEN DHE MBROJTJEN E NDëRSJELLë Të INVESTIMEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e protokollit shtesë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë, për ndryshimet në marrëveshjen “Për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
10/02/2010