E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KONTROLLIN NË ANË TË RRUGËS DHE NË ZYRAT E NDËRMARRJEVE, PËR SA I PËRKET ZBATIMIT TË RREGULLAVE TË KOHËS SË PUNËS, PËR PERSONAT, QË KRYEJNË TRANSPORT RRUGOR, DHE PËR ORËT E DREJTUESVE TË MJETEVE

V E N D I M

 

PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KONTROLLIN NË ANË TË RRUGËS DHE NË ZYRAT E NDËRMARRJEVE, PËR SA I PËRKET ZBATIMIT TË RREGULLAVE TË KOHËS SË PUNËS, PËR PERSONAT, QË KRYEJNË TRANSPORT RRUGOR, DHE PËR ORËT E DREJTUESVE TË MJETEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 172, të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.             Miratimin e rregullores për kontrollin në anë të rrugës dhe në zyrat e ndërmarrjeve, për sa i përket zbatimit të rregullave të kohës së punës, për personat, që kryejnë transport rrugor, dhe për orët e drejtuesve të mjeteve, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.             Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Brendshme, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


25/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›