VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE NË BASHKINË E RROGOZHINËS
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILAT PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE NË BASHKINË E RROGOZHINËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zgjerimi i varrezave publike, në bashkinë e Rrogozhinës, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Masa e shpërblimit të pronarëve, për pasuritë pronë private, me sipërfaqe 3 254 (tre mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër) m2, tokë/arë, që shpronësohen, është 1 792 954 (një milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e katër) lekë.
3. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Rrogozhinës, planifikuar në buxhetin e vitit 2008.
4. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale do të përballohet nga bashkia e Rrogozhinës.
6. Afati i përfundimit të punimeve, në objektin “Zgjerimi i varrezave publike” të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki për realizimin e këtij projekti.
7. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Rrogozhinës. Regjistrimi i ri i pasurisë, 3 254 (tre mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër) m2, tokë/arë, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi e këtij vendimi.
8. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Rrogozhinës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
25/02/2009