E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES,NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR PROGRAMIN E DECENTRALIZIMIT DHE ZHVILLIMIT LOKAL NË QARKUN E SHKODRËS, KORRIK 2006 – DHJETOR 2009

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES,NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR PROGRAMIN E DECENTRALIZIMIT DHE ZHVILLIMIT LOKAL NË QARKUN E SHKODRËS, KORRIK 2006 – DHJETOR 2009, FAZA I


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për programin e decentralizimit dhe zhvillimit lokal në qarkun e Shkodrës,  korrik 2006 – dhjetor 2009, faza I.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›