VENDIM PËR MËNYRËN E PËRCAKTIMIT TË VLERËS SË TRUALLIT, TË VËNË, NGA PRONARËT E TIJ, NË DISPOZICION TË INVESTITORËVE TË NDËRTIMIT
V E N D I M
PËR
MËNYRËN E PËRCAKTIMIT TË VLERËS SË TRUALLIT, TË VËNË, NGA PRONARËT E TIJ, NË DISPOZICION TË INVESTITORËVE TË NDËRTIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 20, të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Vlera e truallit për m2 të vënë, nga pronarët e truallit (tokë), në dispozicion të investitorëve të ndërtimit, për veprimtari ndërtimi, për strehim, veprimtari prodhuese, veprimtari tregtare ose shërbimi, përkundrejt përfitimit në natyrë të sipërfaqeve të ndërtimit, llogaritet në këtë mënyrë:
a) Sipërfaqja e ndërtimit, në m2, që përfitojnë pronarët e truallit përcaktohet në bazë të kontratës së shkëmbimit të pasurisë truall me ndërtesën e ngritur mbi të;
b) Kosto e ndërtimit, për m2, përcaktohet në bazë të kostos minimale fiskale të ndërtimit, sipas qyteteve apo zonave brenda qyteteve;
c) Vlera e truallit, të vënë në dispozicion nga pronari, llogaritet si prodhim i kostos së ndërtimit, për m2, me pjesën e sipërfaqes së objektit, që kanë përfituar pronarët.
Vlera e truallit (tokës), e llogaritur si më sipër, është shpenzim i zbritshëm për investitorin e objektit.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet për lejet e ndërtimit, që do të jepen nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA