E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN E FINANCIMIT TË PJESËMARRJES SË SHQIPËRISË NË P

V E N D I M
 

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN E FINANCIMIT TË PJESËMARRJES SË SHQIPËRISË  NË PROGRAMIN TRANSNACIONAL ERDF, TË BASHKËPUNIMIT TERRITORIAL EVROPIAN « HAPËSIRA E EVROPËS JUGLINDORE »,  NËN INSTRUMENTIN E NDIHMËS SË PARAADERIMIT (IPA), KOMPONENTI I BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR, PËR VITIN 2007

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin e financimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë  në programin transnacional ERDF, të bashkëpunimit territorial evropian «Hapësira e Evropës Juglindore »,  nën instrumentin e ndihmës së paraaderimit (IPA), komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2007 ”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 P R O J E K T L I GJ

 PËR

 RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN E FINANCIMIT TË PJESËMARRJES SË SHQIPËRISË  NË PROGRAMIN TRANSNACIONAL ERDF, TË BASHKËPUNIMIT TERRITORIAL EVROPIAN « HAPËSIRA E EVROPËS JUGLINDORE »,  NËN INSTRUMENTIN E NDIHMËS SË PARAADERIMIT (IPA), KOMPONENTI I BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR, PËR VITIN 2007

 Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 V E N D O S I :

 Neni 1
 

Ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin e financimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë  në programin transnacional ERDF, të bashkëpunimit territorial evropian «Hapësira e Evropës Juglindore »,  nën instrumentin e ndihmës së paraaderimit (IPA), komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2007”.

 Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›