E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.862, DATË 5.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR UNIFIKIMIN E PROCEDURAVE TË KONTROLLIT TË TERRITORIT, NGA INSPEKTORATI NDËRTIMOR E URBANISTIK KOMBËTAR E AI VENDOR”

V E N D I M

PëR

NJë NDRYSHIM DHE SHTESë Në VENDIMIN NR.862, DATë 5.12.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR UNIFIKIMIN E PROCEDURAVE Të KONTROLLIT Të TERRITORIT, NGA INSPEKTORATI NDëRTIMOR E URBANISTIK KOMBëTAR E AI VENDOR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin e ndërtimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.862, datë 5.12.2007, të Këshillit të Ministrave, bëhet ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:

1. Në pikën 14, paragrafi i katërt, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“INUK –ja duhet të marrë vendimet përkatëse, brenda një afati 10-ditor nga data e mbarimit të afatit 15-ditor, të parashikuar në paragrafin e tretë të kësaj pike.”.
2. Pas pikës 19 shtohet pika 20, me këtë përmbajtje:

“20. Formularët bashkëlidhur janë pjesë integrale e këtij vendimi.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


23/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›