E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR DHËRMI - VUNO

V E N D I M

PëR

SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR DHëRMI - VUNO

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutes, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Dhërmi - Vuno.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen kullotë 2531 m2, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 507 465 (pesëqind e shtatë mijë e katërqind e gjashtëdhjet e pesë) lekësh.

4. Shpenzimet procedurale, në shumën 270 000 (dyqind e shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5. Vlera totale e shpronësimit prej 507 465 (pesëqind e shatë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i Shpronësimeve ” .

6. Shpronësimi të fillojë më 1.8.2010 dhe të përfundojë më 30.10.2010.

7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve, brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.

8. Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZRPP Vlorë (bashkëpronësi)”, të kompesohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

9. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, të kryejë likuidimin e pronarëve, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZRPP Vlorë (bashkëpronësi)”, pasi të kenë dorëzuar dokumentacionin e plotë të pronësisë.

10. Brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të fillojë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’i vihet në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

11. Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në çastin që të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

12. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë , për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


28/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›