VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.598, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MBYLLJEN E VEPRIMTARISË EKONOMIKO-FINANCIARE TË NDËRMARRJES SHTETËRORE “SHTYPSHKRONJA E BANKËS SË SHQIPËRIS˔” TË NDRYSHUAR  
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.598, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MBYLLJEN E VEPRIMTARISË EKONOMIKO-FINANCIARE TË NDËRMARRJES SHTETËRORE “SHTYPSHKRONJA E BANKËS SË SHQIPËRISË”” TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 31, të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992, “Për ndërmarrjet shtetërore”, të ndryshuar, dhe të nenit 128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”,me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 8, e vendimit nr.598, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“8. Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, sha, me kapital shtetëror, t’i transferohen teknologjia dhe të gjitha makineritë e përdorura për shtypjen e pullave fiskale. Procedura e transferimit të realizohet nga komisioni i ngritur me urdhër të ministrit të Financave.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
12/11/2008