E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E Z. GANI LOLAJ, NË TURQI

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN  E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E Z. GANI LOLAJ, NË TURQI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :

1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 385 577 (treqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekësh, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për kurimin e z. Gani Lolaj, në spitalin Çag Hastanesi, në Turqi.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Pagesa të bëhet pas paraqitjes së faturave origjinale.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›