E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS BOT, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “MUSO”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT “QYTEZ˔

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS BOT, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “MUSO”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT “QYTEZË”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës BOT (Ndërtim, Operim, Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe shoqërisë “Muso”, shpk, për ndërtimin e hidrocentralit “Qytezë”, sipas tekstit dhe relacionit, që і bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohet  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›