VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN E ZGJEDHJEVE TË PJESSHME PARLAMENTARE NË ZONËN ZGJEDHORE NR.31, TIRANË, MË 23 SHTATO
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN E ZGJEDHJEVE TË PJESSHME PARLAMENTARE NË ZONËN ZGJEDHORE NR.31, TIRANË, MË 23 SHTATOR 2007
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, t’i shtohet fondi 4 500 000 (katër milionë e pesëqind mijë) lekë, për financimin e zgjedhjeve të pjesshme parlamentare, në zonën zgjedhore nr.31, Tiranë, më 23 shtator 2007.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA