E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË DISIPLINËS SË POLICISË SË SHTETIT

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES SË DISIPLINËS SË POLICISË SË SHTETIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 74, 80 e 81, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullores së disiplinës së Policisë së Shtetit, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Vendimi nr.281, datë 2.6.2000, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së disiplinës së Policisë së Shtetit”, shfuqizohet.

3. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›