VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E SEZONIT TË GJUETISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
V E N D I M
PëR
PëRCAKTIMIN E SEZONIT Të GJUETISë Në REPUBLIKëN E SHQIPëRISë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 33 të ligjit nr.10253, datë 11.3.2010, “Për gjuetinë”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sezoni i gjuetisë, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, hapet më 1 tetor dhe mbyllet më 15 shkurt. Vetëm për llojet shkurtë, (Coturnix coturnix) dhe turtull, (Streptopelia turtur), sezoni hapet më 15 gusht, ndërsa për llojin rosë marsatore, (Anas querquedula), sezoni mbyllet më 15 mars.
2. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe drejtoritë përkatëse të Shërbimit Pyjor, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/07/2010