E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT « PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM, PËR NDËRTIMIN E SEKSIONIT RRUGOR KALIMASH-REXHEPAJ, PJESË E PROJEKTIT RRUG

V E N D I M

PËR 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT « PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM, PËR NDËRTIMIN E SEKSIONIT RRUGOR KALIMASH-REXHEPAJ, PJESË E PROJEKTIT RRUGOR DURRËS-MORINË »

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit « Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për ndërtimin e seksionit rrugor Kalimash-Rexhepaj, pjesë e projektit rrugor Durrës-Morinë », për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›