VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN PLOTËSUES TË KONVENTAVE TË GJENEVËS, TË 12 GUSHTIT 1949, PËR MIRATIMIN E NJË SIMBOLI PLOTËSUES, DALLUES”
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN PLOTËSUES TË KONVENTAVE TË GJENEVËS, TË 12 GUSHTIT 1949, PËR MIRATIMIN E NJË SIMBOLI PLOTËSUES, DALLUES”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin plotësues të konventave të Gjenevës, të 12 gushtit 1949, për miratimin e një simboli plotësues, dallues”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I