VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË THEMELIMIT TË KORPORATËS ISLAMIKE PËR SIGURIMIN E INVESTIMEVE DHE TË KREDIVE TË EKSPORTIT”
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË THEMELIMIT TË KORPORATËS ISLAMIKE PËR SIGURIMIN E INVESTIMEVE DHE TË KREDIVE TË EKSPORTIT”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së themelimit të korporatës islamike për sigurimin e investimeve dhe të kredive të eksportit”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHAP R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË THEMELIMIT TË KORPORATËS ISLAMIKE PËR SIGURIMIN E INVESTIMEVE DHE TË KREDIVE TË EKSPORTIT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së themelimit të korporatës islamike për sigurimin e investimeve dhe të kredive të eksportit, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
05/08/2009