VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT PËR IMUNITETET DHE PRIVILEGJET E ASAMBLESË PARLAMENTARE TË BASHKËPUNIMIT EKONOMIK TË DETIT TË ZI”
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT PËR IMUNITETET DHE PRIVILEGJET E ASAMBLESË PARLAMENTARE TË BASHKËPUNIMIT EKONOMIK TË DETIT TË ZI”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit për imunitetet dhe privilegjet e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA P R O J E K T L I GJPËR
RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT PËR IMUNITETET DHE PRIVILEGJET E ASAMBLESË PARLAMENTARE TË BASHKËPUNIMIT EKONOMIK TË DETIT TË ZI
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e protokollit për imunitetet dhe privilegjet e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
05/08/2009