E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPALLJEN “ZONË EKONOMIKE”, NË VLORË

V E N D I M


PËR

SHPALLJEN “ZONË EKONOMIKE”, NË VLORË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen e zonës ekonomike, me statusin “Park industrial”, të  sipërfaqes 125 (njëqind e njëzet e pesë) ha, pjesë e zonave kadastrale nr.8604 dhe nr.8605, Vlorë.
 
2. Shtrirja dhe kufizimet e kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Në këtë zonë ekonomike do të zhvillohen veprimtari:

- prodhuese, industriale;
- tregtare;
- import-eksporti;
- shërbime.

4. Periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet.

5. Sipërfaqja e tokës jepet me koncesion.

6. Procedura e përzgjedhjes së zhvilluesit të zonës bëhet në mbështetje të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”.

7. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›