E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN E STATUSIT TË ZHVILLUESIT TË ZONËS EKONOMIKE, NË SPITALLË, DURRËS

V E N D I M


PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN E STATUSIT TË ZHVILLUESIT TË ZONËS EKONOMIKE, NË SPITALLË, DURRËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, të neneve 4, pika 1, shkronja “g”, e 5, pikat 1 e 3, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, dhe të vendimit nr.391, datë 21.2.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen “Zonë ekonomike”, në Spitallë, Durrës”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien  e statusit të zhvilluesit të zonës ekonomike, në Spitallë, Durrës, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2. Ngarkohet  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›