E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LAÇ-KISHA ESHËN NDOUT

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LAÇ-KISHA ESHËN NDOUT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar,   dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit,  Këshilli i Ministrave        

V E N D O S I:

1.     Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Laç-Kisha e Shën Ndout.

2.     Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3.     Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen tokë/truall, 244 (dyqind e dyzet e katër) m2, me një vlerë të përgjithshme  shpronësimi 523 136 (pesëqind e njëzet e tre mijë e njëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.

4.     Ky fond të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

5.     Shpenzimet procedurale, në vlerën 252 500 (dyqind e pesëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

6.     Shpronësimi të fillojë më 1.4.2009 dhe të përfundojë më 1.6.2009.

7.     Pronarët e përcaktuar në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmimi ZRPP”, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8.     Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve t¸ kryejë verifikimet për përputhshmërinë e sipërfaqeve, të cilat preken, me numrat e pasurive, në pronësi të pronarëve, që shpronësohen.

9.     Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


18/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›