E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO- Nën akuzë për korrupsion/ Ish gjyqtarja Mimoza Margjeka dhe bashkëshorti i saj njihen sot me pretencën

Ish gjyqtarja e Durresit  Mimoza Margjeka e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, njëkohësisht i bashkëpandehur do të njihet sot me prentencën e prokurorisë së posaçme. Ata kanë mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e kësaj të enjte.

Ajo është nën akuzë për korrupsion pasiv, pasi dyshohet se i ka marrë një të dënuari 6 mijë euro për lirimin e tij.

Margjeka, më herët nuk i ka kursyer sulmet, ndërsa arrestimin e saj e ka cilësuar si të orkestruar nga politika.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›